“Mos e lejo të ndodhë”: Fjalët e fundit profetike të Orwellit mbi çmendurinë e botës moderne

27 Tetor, 2024 - 10:30 am

Në një prej intervistave të tij të fundit, prej shtratit që rrallë herë e linte për shkak të sëmundjes, George Orwell, shkrimtari i famshëm dhe autor i librit “1984”, bën disa paralajmërime që janë … të frikshme.

Disa prej fjalëve të fundit të shkrimtarit të madh, për mënyrën se si ai e parashikonte botën moderne janë të mirënjohura, por në këtë intervistë ndër të fundit e jetës së tij, ai i ka përmbledhur të gjitha në një vend.

Ja çfarë i thoshte Orwelli intervistueses:

“Në fakt, diçka e ngjashme me atë që unë shkruaj tek 1984, mund të ndodhë. Ky është drejtimi ku po shkon bota për momentin. Në botën tonë, nuk do të ketë fare emocione, përveç frikës, zemërimit, triumfit dhe vetëposhtërimit.

Instikti seksual do të çrrënjoset, nuk do të ketë më besnikëri, përveç besnikërisë ndaj partisë.

Gjithmonë do të ekzistojë intoksikimi i pushtetit, në çdo moment do të ekzistojë ngazëllimi i fitores, ndjesia e shkeljes me këmbë të një armiku që është i pashpresë.

Nëse dëshiron të kesh një fotografi të së ardhmes, imagjino një çizme të ngjeshur mbi një fytyrë njeriu, përgjithmonë.

Morali që duhet nxjerrë nga kjo situatë e rrezikshme makthi, është shumë i thjeshtë: Mos e lini të ndodhë!

Varet nga ju!”/bota.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme