“Mos i madhno herojtë”

17 Shtator, 2020 - 12:00 am

Lao Tzu

Përktheu: Ilir  Breca

Mos i madhno herojtë

Dhe njerzit nuk do t’përlahën

Mos rujë sene t’rralla

Dhe kërkush nuk vjedhë

Mos shfaq çka kanë qef gjinja

Dhe zemrat e tyne nuk do t’trazohën

Prandaj

Urtia sundon

Tuj i shprazë zemrat dhe tuj mushë barkat

Tuj i ligshtu ambiciet dhe tuj forcu eshnat

I udhëheq njerzit

Larg prej dijës dhe dëshirës;

I koqitë ata qi dinë tepër

Prej t’shkumit shumë larg:

Përdore moslëvizjen

Dhe rendi i natyrshëm nuk prishet./ KultPlus.com

Të ngjajshme