20 Janar, 2021 - 10:23 am
Një koleksion me brilantë të ndritshëm nga gjerdani i mençurive të njerëzve më të mëdhenj që lanë gjurmët e tyre në historitë e popujve dhe botës.
Jemi të bindur se do të doni t’i ruani diku për t’i lexuar herë pas here, në fakt, do të donit t’ia rikujtonit vetes çdo ditë.
“Ju nuk mund të ofroni një shtrëngim duarsh me grushtin e mbledhur.”
“Le të sakrifikojmë të sotmen tonë në mënyrë që fëmijët tanë të kenë një të nesërme më të mirë.”
“Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje. Frikërat janë tigra prej letre. Ju mund të bëni gjithçka që vendosni të bëni. Ju mund të veproni për të ndryshuar dhe kontrolluar jetën tuaj; dhe procesi, rrugëtimi është shpërblimi i vet.”
“Mos merrni parasysh asgjë që dikush ju tregon për dikë tjetër. Gjykoji të gjithë dhe gjithçka sipas vetes tënde.”
“Të mësuarit nuk e bjerr kurrë mendjen.”
“Zot, më bëj një instrument të paqes sate. Ku ka urrejtje, më lër të mbjell dashuri.”
“Gjykimi i mirë vjen nga përvoja, dhe shumë prej saj vjen nga gjykimet e këqija.”
“Asnjë akt mirësie, sado i vogël, nuk është tretur kurrë.”
“Është shumë më mirë të jesh vetëm, sesa të jesh në shoqëri të keqe.”
“Nëse do të bësh gjëra të mëdha, bëj gjëra të vogla në mënyrë të jashtëzakonshme.”
“Qëndrueshmëria, këmbëngulja dhe insistimi përkundër të gjitha pengesave, dekurajimeve dhe pamundësive: Është kjo, që në të gjitha gjërat dallon shpirtin e fortë nga i dobëti.”
“Mbani fytyrën gjithmonë drejt rrezeve të diellit – dhe hijet do të bien pas jush.”
“Kush provoi ndonjëherë. Dështoi ndonjëherë. S’ka rëndësi. Provo përsëri. Dështoni përsëri. Dështoni më mirë.”
“Përhap dashurinë kudo që shkon. Mos lejo askënd afër teje nëse nuk do të largohet më i lumtur sesa kur erdhi.”
“Pesimisti ankohet për erën, optimisti pret që ajo të ndryshojë; realisti rregullon velat.”
“Të jesh plotësisht i sinqertë me veten është një ushtrim i mirë.”
“Pyetja më këmbëngulëse dhe urgjente e jetës është: “Çfarë po bën për të tjerët?””
“Ajo që ne arrijmë përbrenda nesh do të ndryshojë realitetin e jashtë nesh.”
“Mos e gjykoni ditën nga të korrat që korrni, por nga farat që mbillni.”
“Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne shikojmë aq shumë derën e mbyllur sa nuk shohim atë që na është hapur.”
“Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e mençurisë.”
“Sa e mrekullueshme është që askush nuk ka nevojë të presë asnjë moment para se të fillojë të përmirësojë botën.”
“Shkoni me vetëbesim në drejtim të ëndrrave tuaja. Jetoni jetën që keni imagjinuar.”
“Gjithmonë mbani mend se jeni absolutisht unik. Ashtu si të gjithë të tjerët.”
“E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë.”/ KultPlus.com