6 Maj, 2020 - 11:30 pm
Thënie frymëzuese për lidershipin
Mos e krahaso veten me asnjë në botë… nëse e bën, po fyen veten. – Bill Gates
2- Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim. – Napoleon Bonaparti.
3- Vetëm një në një mijë vetë është lider – 999 të tjerët ndjekin gratë. – Groucho Marx
4- Mos u tregoni njerëzve si t’i bëjnë gjërat, thojuni çfarë të bëjnë dhe lërini t’ju habisin me rezultatet e tyre. – George S. Patton Jr.
5- Lidershipi është arti i të nxituri të dikujt tjetër që të bëjë diçka që ti e do të bëhet, për arsye se ai do që ta bëjë. –Dwight D. Eisenhower
6 – Nuk kanë rëndësi vitet në jetë. Por jeta e kaluar në vite – Abraham Lincoln
7 – Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë. – Napoleon Bonaparti.
8- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis. – Sokrati
9- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij. -Sokrati
10- Vetëm miqtë e vërtetë mund të të tradhtojnë”- Marlon Brando (Vito Corleone)
11- Fitorja ka njëqind baballarë dhe humbja është jetime. –John F. Kennedy
12- Ka një ndryshim mes të qenurit një lider dhe të qenurit një bos. Bosi kërkon bindje të verbër. Lideri e fiton autoritetin përmes mirëkuptimit dhe besimit. -Klaus Balkenhol
13 – Arti i lidershipit është të thuash jo, dhe jo po. Është shumë e lehtë të thuash po. -Tony Blair
14- Nuk të them dot formulën e suksesit, por mund të të them formulën e dështimit: përpiqu t’i kënaqësh të gjithë. – Herbert Bayard Swop
15- Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë. –Napoleon Bonaparti.
16- Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë. –Napoleon Bonaparti.
17- Një njeri që dëshiron të udhëheqë orkestrën, duhet t’i kthejë shpinën turmës. -Max Lucado
18– Për të njohur armikun, duhet të bëhesh armiku i vetes. –Sun Tzu
19– Kur armiku relaksohet, prishi qetësinë. Kur ndjehen mirë, sulmoji. –Sun Tzu
20- E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.- Napoleon Bonaparti
21- Mbaji miqtë afër… por armiqtë edhe më afër – Al Pacino (Michael Corleone)
22- Mënyra më e mirë për t’i shkatërruar armiqtë e tu, është kur i bën ata miq. – Abraham Linkoln
23- Testi i fundit i një lideri është që ai të lërë prapa tek të tjerët bindjen dhe vullnetin për të vazhduar përpara. -Walter Lippmann
24- Shembulli nuk është gjëja kryesore për të influencuar të tjerët. Është e vetmja gjë. – Dr. Albert Schweitzer
25- Shfrytëzoje rastin! E gjithë jeta është një rast. Ai njeri që shkon më larg, zakonisht është ai që është i gatshëm të bëjë dhe të guxojë. Barka e sigurt kurrë nuk lundron shumë larg bregut.- Dale Carnegie
26- Lidershipi dhe mësimnxënia janë të domosdoshme për njëra-tjetrën. -John F. Kennedy
27 – Fëmijët kurrë nuk kanë qenë të zotë të dëgjojnë të rriturit, por kurrë nuk kanë dështuar t’i imitojnë ata. -James Baldwin
28- Mos përçmo asnjë njeri dhe mos konsidero asgjë të pamundur, sepse nuk ka asnjë njeri që nuk ka kohën e tij dhe nuk ka asgjë që nuk ka vendin e saj. -Talmud
29- Më jep njerëzit e duhur dhe nuk më intereson se çfarë organizate do më japësh. Gjëra të mira do të ndodhin. Më jep njerëzit e gabuar dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të bësh me organizatën. Gjëra të këqija do të ndodhin. –Colin Powell
30- Njeriu nuk di çfarë është i aftë të bëjë deri në momentin kur e pyesin- Koffi Annan
31- Ne ose gjejmë ndonjë rrugë, ose e bëjmë një. -Hannibal
32- Strategjia pa taktika është rruga më e ngadaltë për fitore. Taktikat pa strategji janë zhurma para mposhtjes. -Sun Tzu
33- Të gjesh lojtarë të mirë është e lehtë. T’i bësh ata të luajnë së bashku është pjesa më e vështirë. -Casey Stengel
34- Të qëndrosh në mes të rrugës është shumë e rrezikshme; të godet trafiku nga të dyja anët. -Margaret Thatcher
35 – Manaxhimi është t’i bësh gjërat saktë. Lidership do të thotë të bësh gjërat e sakta. – Peter F. Drucker
36- Delegimi i punës funksionon, me kusht që edhe ai që e delegon të punojë. -Robert Half
37- Esenca e vërtetë e lidershipit është se duhet të kesh vizion. Nuk mund t’u frysh trumbetave të pasigurta. – Theodore M. Hesburgh
38- Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen tënde është ta krijosh vetë atë. – Abraham Linkoln
39- Drejtuesi më i mirë është ai që ka mjaft sens sa të zgjedhë burrat më të mirë të bëjnë atë që ai do të bëjnë, dhe i vetëkufizuar sa ta ndalojë veten dhe të mos i ndërhyjë ndërkohë që ata punojnë. – Theodore Roosevelt
40- Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë janë kundërshtuar nga mediokrit. Këta të fundit nuk mund ta kuptojnë kur një person nuk i nënshtrohet paragjykimeve të trashëguara dhe përdor me kuraje inteligjencën e tij. – Albert Einstein
41- Mos drejtoni duke i goditur të tjerët në kokë, ky është sulm, jo lidership. – Dwigt D. Eisenhower
42- Lidershipi mund të kuptohet si kapacitet për ta përkufizuar veten tek të tjerët në një mënyrë që qartëson dhe zgjeron vizionin e të ardhmes. – Edwin H. Friedman
43- Nuk ka rëndësi fakti se njeriu është një kafshë tufe, thotë Frojdi, por se ai është kafshë e tufës i drejtuar nga një shef. -Ernest Becker
44- Kushdo që e ofron lidershipin, duhet të jetë sa më shumë i freskët dhe i kujdesshëm dhe reflektues, që të bëjë ndeshjen më të mirë. –Faye Wattleton
45- Komuniteti është si një anije; të gjithë duhet të jenë të përgatitur të marrin timonin. – Henrik Ibsen
46- Unë kam parë më larg se të tjerët, sepse qëndroja në shpatullat e gjigandëve. – Isaac Newton
47- Një lider duhet të ketë kurajën të veprojë kundër këshillës së ekspertëve. – James Callaghan
48- Nuk ka asgjë më demoralizuese se një lider që s’mund ta artikulojë qartë pse po bëjmë atë që po bëjmë. – James Kouzes dhe Barry Posner
49- Një lider apo një njeri aksioni në krizë, gjithmonë vepron në mënyrë të nënndërgjegjshme dhe pastaj mendon arsyen e veprimit të tij. – Jawaharlal Nehru
50- Koha është neutrale dhe nuk i ndryshon gjërat. Me kurajë dhe iniciativë, liderët i ndryshojnë gjërat. – Jesse Jackson
51- Lidership do të thotë të gjesh një paradë dhe të dalësh në krye të saj. – John Naisbitt
52- Nëse veprimet tuaja i frymëzojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të bëhen më shumë, atëherë je lider. – John Quincy Adam
53- Çelësi për lidershipin e suksesshëm sot është influencë, jo autoriteti. – Kenneth Blanchard
54- Kur liderët tërheqin pushtetin, kur sillen si heronj dhe shpëtimtarë, përfundojnë të lodhur e të dërmuar, dhe thellësisht të stresuar. – Margaret J. Wheatley
55- Liderët që punojnë më me efektivitet janë ata që kurrë nuk thonë “unë”. Dhe kjo jo sepse e kanë stërvitur veten të mos thonë “unë”. Ata nuk mendojnë me “unë”. Ata mendojnë “ne”. Ata mendojnë “skuadër”. Ata e kuptojnë se puna e tyre është ta bëjnë skuadrën të funksionojë. Ata pranojnë përgjegjësi dhe nuk i shmangen asaj, por “ne”-ja i merr meritat. Kjo gjë krijon besim, dhe ju aftëson që puna të përfundohet. – Peter Drucker
56 – Liderët nuk duhet t’i ngjisin kuptim moral ideve të tyre. Bëjeni këtë dhe s’mund të komprometoni. -Peter F. Drucker
59- Unë nisem me premisën se funksioni i lidershipit është të prodhojë më shumë liderë, jo më shumë ndjekës. – Rapph Nader
60- Liderët e mirë në fillim duhet të bëhen shërbëtorë të mirë. -Robert Greenleaf
61- Mbaje frikën për veten tënde, por ndaj frymëzimin me të tjerët. – Robert Louis Stevenson
62- Liderët janë modelë më të fuqishëm kur mësojnë se sa kur japin mësim. – Rosabeth Moss Kantor
63- Një lider i çon njerëzit aty ku duan të shkojnë. Një lider i madh i çon njerëzit jo aty ku duan të shkojnë, po aty ku duhet të jenë. -Rosalynn Carter
64- Lidership efektiv do të thotë t’i bësh gjërat e para të parat. Menaxhim efektiv do të thotë disiplinë, t’i zbatosh. – Stephen Covey
65- Esenca e vërtetë e lidershipit është se duhet të keni vizion. –Theodore Hesburgh
66-“Dikush është ulur në hije sot, sepse dikush tjetër ka mbjellur një pemë aty shumë kohë më parë”. – Warren Buffett
67- Liderët nuk lindin, ata bëhen. Ata bëhen ashtu si gjithçka tjetër, përmes punës së rëndë dhe ky është çmimi që duhet të paguani për ta arritur atë qëllim, apo çfarëdolloj qëllimi tjetër. – Vince Lombardi
68- Manaxheri pyet si dhe kur; lideri pyet çfarë dhe pse. – Warren Bennis
69- Manaxheri pranon statuskuonë; lideri e sfidon atë. – Warren Bennis
70- Miti më i rrezikshëm i lidershipit është se liderët lindin, se ekziston një faktor gjenetik për lidershipin. Ky mit pohon se njerëzit ose kanë cilësi karizmatike, ose jo. Këto janë gjepura; në fakt, e kundërta është e vërtetë. Liderët bëhen, më shumë se sa lindin. – Warren Bennis
71- Çmimi i madhështisë është përgjegjësia. – Winston Churchill
72- Testi i vetëm i lidershipit është që dikush të ndjekë. – Robert K. Greenleaf
73- Lidershipi nuk është aq shumë teknikë dhe metodë, sa është të hapësh zemrën. Lidershipi është frymëzim, për veten dhe të tjerët. Lidershipi i suksesshëm është për përjetesat njerëzore, jo proceset. Lidershipi nuk është një formulë apo program, por një aktivitet njerëzore që vjen nga zemra dhe merr parasysh zemrën e të tjerëve. Është një qëndrim, jo rutinë. – Lance Secretan
74- Një lider është më i mirë kur njerëzit as që e dinë se ekziston, jo kaq i mirë kur njerëzit i binden dhe e brohorasin, i keq kur ata e përçmojnë … Por për një lider të mirë që flet pak dhe e bën punën, që e përmbush qëllimin, ata do të thonë, “Ne e bëmë vetë”.-Lao Tzu
75- Një ushtri me 1000 ushtarë është e lehtë të gjendet, por sa e vështirë është të gjesh një gjeneral. – Fjalë e urtë kineze
76- Tregohu i butë dhe mund të jesh guximtar; bëhu kursimtar dhe mund të jesh liberal; mos e vë veten para të tjerëve dhe mund të bëhesh një lider mes burrave. – Lao Tzu
77- Lidership është aksion, jo pozicion.– Donald H. McGannon
78- Lidership do të thotë t’i bësh njerëzit të punojnë për ty atëherë kur nuk e kanë për detyrim. – Fred Smith
79- Një lider i vërtetë dëgjon muzikën, edhe kur nuk i pëlqen melodia.– Anonim
80- Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve. – Bibla
81- Lidershipi efektiv nuk tregohet tek fjalimet dhe tek pëlqyeshmëria; lidershipi përcaktohet nga rezultatet, jo atributet. -Peter Ferdinand Drucker
82- Një lider i mirë nuk mund të largohet shumë nga ndjekësit e tij.– Franklin D. Roosevelt
83- Ai që nuk mund të bjerë dakord me armiqtë e tij kontrollohet prej tyre. – Fjalë e urtë kineze
84- Ekzistojnë shumë elemente tek një fushatë. Lidershipi është numri një. Gjithë të tjerat janë numri dy. – Bernd Brecher
85- Kam më shumë frikë nga një ushtri me 100 dele të drejtuar nga një luan, se nga 100 luanë të drejtuar nga një dele. – Talleyrand
86- Liderët e mirë i bëjnë njerëzit të ndihen sikur janë në zemër të gjërave, jo në periferi. Të gjithë ndihen sikur kanë bërë një ndryshim në suksesin e organizatës. Kur kjo ndodh, njerëzit ndjehen të qendërzuar dhe kjo u jep kuptim punës së tyre. – Warren Bennis
87- Është shumë më e sigurt kur ta kanë frikën, sesa kur të duan.-Makiaveli
88– Një person që nuk bën asnjë gabim, nuk provon kurrë asgjë të re – Albert Ajnshtajn
89- Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për diçka, në një fazë të jetës suaj.- Uinston Çurçill
90- Një pesimist e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi.- Uinston Çurçill
91- Kuraja vlerësohet me të drejtë cilësia e parë e njeriut, sepse është cilësia që i garanton gjithë të tjerat.- Uinston Çurçill
92– Dy rrugë ndaheshin nga një dru, dhe unë zgjodha atë më pak të shkelurën. Kjo bëri diferencën. – Robert Frost
93– Kam gabuar në 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam gabuar. Kam dështuar mijëra herë në jetë. Dhe kjo është arsyeja pse arrita të kem sukses. – Michael Jordan
94– Koha më e mirë për të mbjellë një pemë është para 20 vitesh. Koha e dytë më e mirë është tani. – Proverbë kineze
95– Nuk mund ta kalosh kurrë oqeanin nëse s’ke guxim të shohësh mbrapa që bregu nuk duket. – Kristofor Kolombi.
96- Mbaji frikërat e tua për vete, por ndaje kurajën me të tjerët. –Robert Louis Stevenson
97– Fillo aty ku je. Përdor atë që ke. Bëj atë që mundesh. – Arthur Ashe
98– Rrëzohu 7 herë, dhe ngrihu 8. – Proverb japoneze
99– Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, për aq kohë sa nuk ndalon. – Konfuci
100– Kur të takoj Zotin në fund të jetës sime, shpresoj të mos më ketë ngelur asnjë pikë talent dhe t’i them, e përdora të gjithë atë që më dhe. – Erma Bombeck. /KultPlus.com