11 Tetor, 2023 - 11:00 pm
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj vizitoi sot një librari-kafe në Tiranë, për të përcjellë mesazhin e tij për muajin tetor, i konsideruar si Muaji i Letërsisë.
“Çdonjëri prej nesh duhet të nxisë e të promovojë leximin e librit shqip. Kështu ruajmë e trashëgojmë identitetin tonë gjuhësor, kulturor e kombëtar. Faleminderit botuesve shqiptarë të angazhuar në këtë mision kombëtar!”, shkroi Presidenti Begaj në një status që shpërndau në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Ndër nismat parësore të Presidentit të Republikës janë ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare për ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë shqiptare, ndërgjegjësimi mbi leximin dhe promovimin e politikave të librit shqip./ KultPlus.com