Muhamet Hamiti promovoi librat: “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Europës Veriore” dhe “Bota letrare”

16 Tetor, 2024 - 9:03 pm

Në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të mërkurën,  Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë promovoi botimet “Studimet për shqiptarët në Britaninë e Madhe dhe në vendet e Europës Veriore” dhe “Bota letrare” të autorit Muhamet Hamiti.

Botimet e fundit të Hamitit, të pranishmit i vlerësuan me një rëndësi të madhe, e për të njëjtat botime, Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës ka vlerësuar se “Bota Letrare” e Muhamet Hamitit është një testament për fuqinë e letërsisë në ndërtimin e urave kulturore dhe nxitjen e mirëkuptimit ndërkombëtar.

“Puna e tij shërben si një frymëzim për studiuesit e ardhshëm dhe thekson rëndësinë e vazhdueshme të identitetit kulturor në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur”, ka vlerësuar Rama.

Kurse vet autori i botimeve, Muhamet Hamiti është shprehë të jetë i nderuar se puna e tij është botuar prej AShAK

“Këtu ka shkrimtarë në zë, por edhe të tjerë që s’janë këtu, për të cilët kam pasur kënaqësinë të shkruaj. Leximet e mia kritike të një pjese të kësaj letërsie shqipe përmblidhen në këtë libër që rroket me letërsi të përgjithshme, angleze dhe shqipe, shpeshëherë në ndërlidhní. Janë pjesë e botës sime letrare”, ka thënë mes të tjerash Hamiti./ KultPlus.com

Të ngjajshme