19 Janar, 2020 - 4:18 pm
Aktorja kosovare Vlora Nikçi ka publikuar së fundi librin me përmbledhje të këngëve popullore erotike, dhe të njëjtin e ka prezantuar si librin e parë të botuar në Kosovë dhe Shqipëri, pasi që e njëjta ka deklaruar se një përmbledhje e tillë nuk ka ekzistuar deri më tashti, shkruan KultPlus.
Po një version tjetër të dokumentuar e sjell Visar Munishi, i cili është etnomuzikolog në Institutin Albanologjik.
Ai nëpërmjet një statusi ka dokumentuar se një libër i tillë me këngë erotike është botuar nga ky institucion qysh në vitin 1979, dhe të njëjtën e ka dokumentuar edhe me fotografi të ballinës së librit.
Më poshtë mund të lexoni reagimin e tij të plot dhe pa ndërhyrje.
“Pas botimit “PER HERE TE PARE” te kangeve erotike, te “mbledhuna nga nje aktore ne vitin 2019 – 2020, ja edhe nja dy kange te ketij lloji (nga qindra te tjera) te mbledhuna “menjehere pas ketij publikimi te 2020-es”, pra ne vitin 1979, nga Instituti Albanologjik.
Sic mundeni me e pa, pervec botimit te pare te vitit 2020, edhe ne botimin e dyte te vitit 1979 ka *ica… ndoshta jo sa ka qeJf masa, por megjithate ka!
Urime, “per here te pare”, urime!”/KultPlus.com