30 Gusht, 2019 - 11:30 am
“Nuk ka popuj të këqij por ka politika të tilla, ndërsa janë shkrimtarët ata që shtrinë ura dhe sheshojnë kufij”, është thënë në edicionin e 7-të e Manifestimit Letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2019”, organizuar nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” me ç ‘rast u promovuan tre libra në gjuhët e të dy popujve, përcjellë KultPlus.
Manifestimi filloi me promovimin e antologjisë dygjuhëshe “Muzat e Alpeve”- Çmimi “Teuta”, me krijimtari të 5 laureatëve të Çmimit për Vepër Jetësore “Teuta”: Jevrem Berkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq dhe Moikom Zeqo.
“Gjeopoetika” e kësaj antologjie thekson atë “pan” të përbashkët që kanë popujt e trojeve të Teutës -tha në fjalën e tij redaktori i kësaj antologjie Agron Tufa i cili shtoi se: Rëndësinë e vërtetë kjo antologji e ka me artin dhe thelbin e kulluar artistik që vetëprezantohet, do theksuar rëndësia e padiskutueshme e një ndërmarrjeje të tillë. Është mënyra më e thjeshtë dhe më e drejtpërdrejtë e njohjes dhe miqësimit për dy popuj që kanë jetuar së lashti bri për bri. Antologjitë poetike si kjo, do të jenë një urë e çmuar, që do të sjellë komunikimin e vërtetë, zërin e trazuar, të ngrohtë apo të pikëlluar, por gjithsesi njerëzor të poetit, për të cilin jeta dhe vlerat e saj janë njësoj të shenjta e të paprekshme si për popullin i tij, po aq dhe për tjetrin, fqinjin, të ngjashmin përbri”.
“Unë, biri yt besnik dhe poeti/Ja tvoj Vjerni sin i poeta” ishte libri i radhës i cili u promovua nga poetët e të tria shteteve, kushtuar poetit Esad Mekuli, të autorit Zuvdfija Hogjiq Berisha, i cili u përcoll nga dokumentari “Mome narodu/Popullit tim”, nga po i njëjti autor. Përderisa, “Esad Mekuli është një korefej i letërsisë shqipe dhe malazeze, i njohur si njeriu i cili ma punuar shumë në njohjen e kulturave dhe të letërsisë të dy popujve, i cili ka përkthyer mbi 100 libra në këto dy gjuhë dhe është themelues i institucioneve kulturore dhe shkencore, dhe një poet social në kujtimin mw të mirë përderisa librat e tij të fundit ishin kryeveprat e titujt “Libri është përgatitur me një kujdes shumë të madh, duke pas parasysh se për akademikun të shkruajnë akademikë të tjerë për të rrit nivelin e librit siç janë autori që përzgjodhi poezinë Zuvdija Hogjiq Berisha, akademiku që e botoi Pavlo Goranovic si dhe ilustrimi me piktura nga piktori akademik Gjergj Noc Martini. Të gjitha këto ia shtojnë vlerën librit dhe e bëjnë të pavdekshëm në historinë e letërsisë së të dy popujve dhe më gjerë”, do të thoshte redaktori i librit Dimitrov Popoviq.”
Përderisa, poeti i mirënjohur Visar Zhiti tha për veprën e tij se “Esad Mekuli kishte shumë dhimbje, por dhimbjet e tij i shndërroi në poezi dhe i la pasuri për të gjithë ne”. Përderisa, aktori i mirënjohur Xhevat Limani deklamoi poezinë e revolucionare të Mekulit, “Kushtrimi”.
Promovimi i poemës dramatike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e sjellur në dhjetëra skena botërore nga autori i saj, shkrimtari dhe aktori Xhevat Limani, u përcoll me vlerësime të larta. Safet Hadrovic – Vrbiçku me këtë rast tha se “Skënderbeu i Xheval Limanit e ka ringjallur kryeheroin e shqiptarëve Skënderbeun me vlerat e saj të padiskutueshme dhe origjinalitetin”. Përderisa, autori falënderoi “Teutën” si dhe akademikët malazezë Jevrem Brkoviq, Zuvdija Hogjiq-Berisha por edhe Hdroviçin, për kontributin e tyre në prezantimin e Skënderbeut në mënyrën më të dinjitetshme. Përderisa, manifestimi u përmbyll me deklamimin e poemës së Xhervat Limanit e cila solli frymën e Skënderbeut në origjinalitetin e vet duke lënë gjurmët e veta edhe në këtë rezidencë mbretërore-tashmë qendër kulturore, të cilën qyteti i Tivarit kishte zgjedhur të priste karvanin e “Teutës”.
Të nesërmen, ‘Muzat e Alpeve vazhduar aktivitetin në Lezhë, ku krahas aktiviteteve të tjera do organizohet edhe mbrëmja poetike “Teuta për Visar Zhitin”, kushtuar poetit të persekutuar. / KultPlus.com