Naime Beqiraj dhe Alketa Gashi Fazliu fituese të çmimit të artë ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” në Greqi

30 Tetor, 2023 - 10:52 am

Poetja kosovare Naime Beqiraj dhe publicistja e gazetarja Alketa Gashi Fazliu janë nderuar mbrëmë në Greqi me medaljen e artë  “Aleksandri i madh” , me të cilen nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letërsisë, politikës, arteve dhe sportit. Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.

Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore u mbajt në ishullin historik të Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

E nderuar për marrjen e këtij çmimi është shprehur edhe shkrimtarja Naime Beqiraj e cila përmes një statusi në facebook është shprehur se këtë çmim ua dedikon profesorëve të saj të letërsisë e veçanërisht mësuesve të poezisë.

“Çmimi letrar dhe medalja ‘Aleksandri i madh’ që mu nda sonte solemnisht në një ambient mbresëlënës në ishullin Salamina të Greqisë, në mesin e një numri krijuesve nga mbarë bota, ma risolli në kujtesë Euripidin, birin e këtij ishulli, poetin e dramaturgjisë klasike greke të cilin vazhdoj tua sugjeroj për lexim studentëve e nxënësve të mi.
Çmimet letrare mund të ta përkëdhelin sedrën, mund të të gëzojnë për ndonjë çast, dikush nga padija do ta quaj edhe sukses, por bota e poezisë vazhdon të të shenjtërojë mes dhimbjeve e të papriturave
Këtë çmim ua dedikoj profesorëve të mi të letërsisë e veçanërisht mësuesve të poezisë.
Aleksandri (Leka i madh) i Olimpisë princeshës së epirotëve, vazhdon të mbretërojë i fuqishëm; ai që e pushtoi botën e asokohshme i antikitetit. Po, sepse ishte nxënës i bindur të mësuesit të poezisit – Aristotelit të pakrahasueshëm”, është shprehur Beqiraj.

Ndërsa Alketa Gashi Fazliu këtë cmim ia dedikon familjes së saj.

“Medalja e artë “Aleksandri i Madh”
GOLDEN MEDALS OF GREAT ALEXANDER and VERGINA
29 October 2023 / 39rd Award
Cmimin u’a dedikoj Molosias, Folesë e Bardit tim!
Mamit e babit që janë frymëzim i përditshëm.
dhe dashurisë së jetës sime!”, shkruan Alketa.  / KultPlus.com

Të ngjajshme