4 Qershor, 2019 - 10:30 am
“Netët e poezisë korçare” mbylli edicionin e tij të 23 me veprimtaritë e zhvilluara këtë fundjavë.
Një prurje më cilësore e krijuesve të artit poetik ishte një lloj risie e këtij edicioni.
Një përzgjedhje kjo e kujdesshme e organizatorëve për gati 30 poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Sërbia, Italia, Zvicra, SHBA. Poetët pjesmarrës në natën e parë recituan krijime por edhe I shijuan ato nga interpretimi I aktorëve.
Poetja Flutura Açka si e ftuar nderi këtë vit u nderua edhe me mbjelljen e pemës me emrin e saj në lulishten ‘Vangjush Mio’. Aktiviteti kryesor me paradën e poetëve u zhvillua në ambjentet e qëndrës së re kulturore ku do funksionojë edhe biblioteka e re e qytetit.
Poetët pjesmarrës në konkurim recituan poezitë e tyre para jurisë të drejtuar nga Flutura Açka dhe emra të tjerë të njohur si Petrit Ruka e Skënder Rusi. Ata vlerësuan me kurorën e poezisë autorin amerikan Xhorxh Uollers.
Çmimin ‘Dritëro Agolli’ e fitoi poetja turke Selma Gylen. Me çmim special u vlerësua poeti Albi Nushi.
Poeti I njohur Agron Tufa u nderua me çmimin ‘Asdreni’ ndërsa poetja kosovare Naime Beqiraj u vlerësua për poezinë më të mirë.
Aktiviteti Netët e poezisë korçare si inisiativë e klubit ‘Bota e Re’ organizohet çdo vit me mbështetjen e bashkisë dhe Ministrisë të Kulturës./ VizionPlus / KultPlus.com