13 Mars, 2023 - 5:59 pm
Ka vdekur në moshën 88-vjeçare fituesi progresist dhe jo-konformist i çmimit Nobel për Letërsinë Kenzaburo Oe.
“Ai vdiq nga pleqëria në orët e para të 3 marsit”, njoftoi shtëpia botuese Kodansha, duke sqaruar se varrimi i tij tashmë është bërë nga familjarët.
Oe u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi në 1994 dhe e përdori famën e tij për të denoncuar si armët bërthamore ashtu edhe fuqinë bërthamore.
Nobelisti i madh lindi më 31 janar 1935. Ai ishte një shkrimtar, i cili konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë moderne japoneze, japonezi i dytë pas Yasunari Kaëabata-s, që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë.
Ai studioi Letërsi Franceze në Universitetin e Tokios, fitoi çmimin e tij të parë letrar, çmimin e famshëm “Akutagawa” për një tregim të shkurtër, “Violonçel”, në moshën njëzet e tre vjeçare./abcnews.al