2 Dhjetor, 2019 - 11:18 am
Kisha Katolike në Kosovë, Dioqeza Prizren-Prishtinë, për të shënuar 330-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit, organizon rivarrimin e tij simbolik në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, më datë 6 dhjetor.
Për këtë ditë, që përkon me ditëvdekjen e tij (1689), është përgatitur një program i ngjeshur në tri pika: konferencë shkencore, mesha e shenjtë dhe rivarrimi simbolik.
Të gjitha këto do të ndodhin në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Në vijim ju përcjellim edhe programin e plotë:
Ora 16:00: Konferencë Shkencore
Qendra “BogdaniPolis”, Prishtinë
Filologji
Anila OMARI, Relacioni i vizitës apostolike të Bogdanit (1658) dhe mbishkrimi i Kishës së Shirgjit
Anton BERISHAJ, Poetika e Bogdanit
Evalda PACI, Dimensioni i shkrimtarit dhe i lëvruesit të gjuhës në personalitetin e Pjetër Bogdanit
Kujtim SHALA, Cuneus Prophetarum: Shkalla IV (poezia si ancillae doctrinae)
Aljula JUBANI, Pjetër Bogdani: kleriku “që kish për të kiane” martir për fè e atdhè
Teologji
Don Robert KOLA, Hermenuetika e Shkrimit të Shenjtë në “Cuneus Prophetarum”
Don Shtjefën DODES, Kristologjia në veprën “Çeta e Profetëve”
Histori
Don Lush GJERGJI, Gjendja fetare në Kosovë në kohën e Imzot Pjetër Bogdanit
Gjon BERISHA, Elementi shqiptar në kryengritjet antiosmane të kohës së Bogdanit
Mirie RUSHANI, Aktiviteti politik dhe diplomatik i Pjetër Boganit
Ora 18:00: Mesha e shenjtë
Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 18:00 , e kryeson Sh. T. Imzot Dodë Gjergji
Ora 19:00: Akademia solemne për Bogdanin dhe Rivorrimi simbolik
Qendra “BogdaniPolis” – Kripta nën Katedrale
Program i përbërë prej fjalimeve, teksteve, këngëve dhe ritit
Ora 19: 30: Koktej në Agorà. / KultPlus.com