21 Tetor, 2024 - 11:31 pm
600 libra dhe harta origjinale të shtypura nga shtëpitë e para botuese, të krijuara më 1400 deri në 1800 në Venecia, ekspozohen për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare.
Botime dedikuar historisë, letërësisë, e të tjera që shkojnë deri në 624 vjet të vjetra, nuk lënë jashtë foksut vendet fqinje, në këtë rast as Shqipërinë. Por pikërisht në Venecia që në atë kohë ishte kryeqendra e botës, mendohet të jetë shkruar, Meshari i Gjon Buzukut, historia e Skëndërbeut nga Marin Barleti, vepra të Bogdanit e Dhimitër Frangut.
Për drejtuesin e Bibliotekës së Kombëtare, Piro Misha, thotë se këto koleksione të vyera tregojnë që Shqipëria nuk ishte një vend i shkpëutur nga qytetërimi në atë periudhë, por krejt e kundërta.
Ekspozita “Koleksione Veneciane” vjen në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Firences, Institutin Italian të Kulturës dhe do të qëndrojë e hapur deri më 4 Nëntor./tvklan/ KultPlus.com