6 Maj, 2023 - 4:30 pm
Në Institutin e Arteve në Chicago të SHBA-së, u organizua një aktivitet dedikuar poetit kosovar Xhevdet Bajraj.
Për këtë mbrëmje poetike ka shkruar edhe
Shkrimgtari Gazmend Kapllani, i cili këtë mbrëmje e ka vlerësuar këtë mbrëmje poetike me dedikim për Bajraj, i cili ka spikatë se poezitë janë lexuar në gjuhën shqipe dhe spanjishte.
KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Kapllanit.
Mbremje e mrekullushme dje ne te famshin Institut i Arteve ne Chicago dedikuar poetit Kosovar Xhevdet Bajraj dhe poezise shqipe.
Studente te Klubit te Leximit te Studimeve Shqiptare ne Universitetin DePaul dhe te Programit te Spanjishtes lexuan poezi te Bajraj ne shqip dhe spanjisht (gjuhet qe Xhevdet Bajraj shkroi) para nje publiku shume kureshtar dhe te mrekullueshem.
Faleminderit bashkeshortes se Xhevdet Bajraj, Vjollca Bajraj, qe udhetoi nga Mexico City per te qene e pranishme dhe per te folur per jeten dhe vepren e Xhevdet Bajraj.
Faleminderit Camilla Nameti, Nazo Islamaj, Sonia Kapllani, Alejandra Delgadillo, Evelyn Nieto, Raquel Martínez, Elizabeth Wallace per leximet e mrekullueshme ne shqip, spanjisht dhe anglisht (perkthyer nga Ani Gjika (shqip) dhe Alice Whitmore (spanjisht).
Eventi u organizua nga Katedra e Studimeve Shqiptare ne Universitetin DePaul ne bashkepunim me Programin e Spanjishtes. Ne historine e qytetit te Chicagos dhe te komunitetit Shqiptaro-Amerikan kjo eshte hera e pare qe ne Institutin e Arteve lexohet dhe flitet per poezine dhe letersine shqipe.
Mirupafshim ne evente te tjera!/ KultPlus.com