29 Gusht, 2017 - 10:44 pm
Unioni i Shkrimtarëve ka njoftuar për dy ngjarje kulturore që do të mbahen përgjatë datave 27 shtator dhe 23 tetor, përcjellë KultPlus.
Më datë 23 tetor, me rastin e ditëlindjes së Homerit shqiptar, At Gjergj Fishtës (23 tetor 1871), do të bëhet zbulimi i shtatores së autorit dhe me këtë rast do të lexohen edhe disa poezi.
Andaj, të gjithë poetët që janë të interesuar që me rastin e zbulimit të përmendores të marrin pjesë me poezitë e tyre, ftohen të jenë pjesë e eventit më 23 tetor.
Ndërsa nga data 27 shtator deri më 30 shtator, do të mbahet Simpoziumi i 5-të ndërkombëtar me ç ‘rast më 28 shtator organizohet ora e madhe letrare ku seleksionimin për të lexuar pozitë do e bëjnë këshilli organizativ nën udhëheqjen e Prend Buzhales, Gjongjergjaj Lyra dhe të tjerë.
Tema e këtij edicioni do të jetë: Identiteti evropian në literaturë
Poashtu pas orës letrare do shtrohet një drekë për krijuesit shqiptarë dhe ndërkombëtarë nga Unioni i Shkrimtarëve. / KultPlus.com