25 Shkurt, 2024 - 2:44 pm
Në qytetin Dyzeldorf të Gjermanisë, në prezencën e auditorit të gjerë e të zgjedhur, u bë promovimi i librit “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën”, i gazetarit Nuhi Bytyçi, botuar nga Shtëpia botuese „Armagedoni“ në Prishtinë.
Këtë event kulturor promovues e drejtoi diplomati e shkrimtari Pal Sokoli, i cili foli për librin voluminoz dhe punën e autorit në realizimin e librit, që përmbanë një histori të begatë kombëtare, gjatë katër dekadave të fundit.
Gazetari dhe ish luftëtari i UÇK-së Martin Çuni foli për vlerat e librit, i cili është kontribut kombëtar i akademik Zajmit.
Me fjalë rasti u prezantuan edhe pjesëmarrës tjerë, Shefqet Dibrani, Faruk Tasholli dhe vetë autori Nuhi Bytyçi.
Pas promovimit të librit është zhvilluar bashkëbisedim me autorin.
Libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën”, u tha se shërben për ta njohur një pjesë të historisë së vështirë kombëtare dhe është burim për historianët e ardhshëm për të studiuar njërën nga periudhat më të vështira që kaloi Kosova në shekullin fundit./KultPlus.com