8 Korrik, 2019 - 6:41 pm
Një qytetar në Facebook ka shprehur pakënaqësinë e tij me një zhvillim të fundit në Shqipëri.
Daut Dauti me anë të një statusi ka shkruar kësisoj:
Shkollat serbe në Shqipëri?!
Këta, në këtë fotografi, janë serbë të cilët i kanë dhuruar libra një shkollës serbe në Fier! Merreni me mend, në Fier, ku nuk ka asnjë serb, ka shkollë serbe! Dhe, serbët e Serbisë organizojnë pajisjen e kësaj shkolle serbe me literaturë!
Me këtë rast ne patjetër duhet t’ia parashtrojmë një pyetje qeverisë në Tiranë: Si është e mundur që ju të lejoni shpërndarjen e materialeve në shkolla ku nuk ka serbë kur në të njejtën kohë juve nuk ju lejohet që t’a bëni të njejtën gjë në Serbi në disa dhjetëra shkolla ku ka vetëm shqiptarë?
PS
Kjo fotografi është marrë nga Facabook i njëfar Dimitrije Markoviqit (Димитрије
Марковић) dhe nën fotografi është ky tekst:
Данас смо српској школи у албанском граду Фиеру уручили уџбенике и друга наставна средства, поклон Општине Чајетина и председника Милана Стаматовића