9 Nëntor, 2024 - 11:30 am
Në Gjakovë, me organizim të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, është përmbyllur edicioni i 60-të, i Mitingut të Poezisë. Manifestimi letrar ky më i madhi dhe më i njohuri në hapësirën mbarëkombëtare, përcjell KultPlus.
Poezia fituese ishte ajo e poetit Sali Bashota, “Çka bëni ju të dielën?”, e libri më i miri u vlerësua “Rivali i Adamit” i autorit Lulzim Tafa.
Më pas, u ndanë edhe çmimet jubilare për Milazim Krasniqin, Sabri Hamitin, Besnik Mustafain, Jusuf Buxhovin.
Ndërsa çmimet jubilare post-mortum u ndanë për Din Mehmetin, Ibrahim Rugovën dhe Teki Dërvishin.
Kjo traditë ka nisur në qytetin e Gjakovës që nga viti 1964, për të vazhduar deri më tani, duke promovuar letërsinë, si dhe duke shënuar një nga manifestimet më të rëndësishme në kulturën e letërsisë shqiptare./ KultPlus.com