22 Nëntor, 2019 - 9:13 am
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA një rast të turpshëm nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Ai ka vënë re se në librin e “Qytetarisë” së klasës së tetë të shkollës 9-vjeçare në Shqipëri, është një hartë e Europës, në të cilën Kosova është pjesë e Serbisë dhe jo një shtet i pavarur.
Libri është i përhapur pothuajse në të gjitha shkollat e vendit, por mesa duket kjo nuk ka patur rëndësi për ministren e Arsimit, Besa Shahini, e cila vetë është një shqiptare e Kosovës.
Është për të ardhur keq, që e ardhmja e këtij vendi, sheh në burimet e dijes fakte të pavërteta, e aq më tepër për trojet ku ata jetojnë.
Kujtojmë se një situatë e tillë ndodhi edhe ditën e djeshme me një video të postuar nga vetë kryeministri Rama, në të cilën shihej se përsëri Kosova ishte pjesë e Serbisë. Video-ja u ndryshua menjëherë, pasi Rama u përball rëndshëm me akuzat e shqiptarëve.
Projekti për mini-shengenin ballkanik, e iniciuar nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, ka krijuar një klimë jo mjaft të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi kryeministri ynë deklaroi se Kosova u vetëpërjashtua nga ky proces.
Qytetari shkruan: “Prsh JOQ shikoni pake libri shkollor Qytetaria 8 nuk njeh shtetin e Kosovës shtete të pavarur por pjesë te Serbise. Anonim ju lutem!” /KultPlus.com