30 Shtator, 2019 - 6:00 pm
Kur Ernest Hemingway ka qenë i ri është gjendur në shoqërinë e kolegëve shkrimtarë, dhe ka deklaruar se si ai mundet të shkruaj tregim me gjashtë fjalë.
Shkrimtarët e tjerë nuk i kanë besuar dhe kanë vendosur që situatën ta bëjnë edhe më interesante, duke vënë bast me nga 10 dollarë, që është e pamundur.
Ernest Hemingway ka marrë një pecetë nga tavolina dhe ka
filluar ti shkruaj gjashtë fjalët.
Nuk ka pasur dëshirë ti lexoj me zë por pecetën ia ka dhënë koleges së parë në
krah, dhe ashtu e kanë përcjellë deri te i fundit dhe kanë vërtetuar që gjashtë
fjalë janë të mjaftueshme të shkruash një tregim.
Normal, tregimi ka mundur të ketë më shumë fjalë, por ky tregim na lejon neve
të kuptojmë, po edhe të mund të shtojmë ndonjë gjë.
NË SHITJE, KËPUCË PËR BEBE, T’PAMBATHURA.
Ernest Hemingway është padyshim një ndër personat më interesant në historinë e njerëzimit.
Se sa i rëndësishëm është Hemingway për njerëzimin e dëshmojnë edhe garat të cilat zhvillohen çdo vit në Florida në qytetin Key West për “kopjen” e tij./KultPlus.com