‘Ne të gjithë jemi vrasës, vrasim kohën, vrasim mendjen…’

4 Mars, 2019 - 11:05 pm

“Shpesh kam menduar për vdekjen, shpesh kam menduar të veproj si Seneka derisa shkonte në banjë për herë të fundit. Guximi nuk më mungon. Dëshpërimi, gjithashtu. Është vetëm një gjë që më mban të gjallë: letërsia. Ka aq shumë libra që dua t’i lexoj, ka aq shumë histori që dua t’i tregoj! E di që jam përkohësisht në këtë botë, e di që një ditë do të largohem, e di që kjo botë është burg prej të cilit askush s’del i gjallë. Por, dua të lë diçka këtu që t’i mbulojë shpenzimet e mia për qëndrimin tim si mysafir në tokë. 
Ne të gjithë jemi vrasës. Vrasim kohën, vrasim mendjen, vrasim tjetrin, vrasim veten, pastaj na varrosin.” 


(Nga libri “Mesjeta ime”, i autorit Ag Apolloni)

Të ngjajshme