8 Dhjetor, 2019 - 10:43 pm
“Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Shqipëria me shenjat e saj, flamurin dhe himnin, do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.
Nëpërmjet himnit, shqiptarët i kishin bërë një pyetje dhe një premtim Zotit, në të vërtetë ndërgjegjes së tyre, dhe kishin më shumë se një shekull që prisnin përgjigje për të. Se Zoti vetë e kishte thënë me gojë… Se çfarë kishte thënë Zoti dhe, sidomos, si ishte kuptuar ai, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i dramës shqiptare.” Filozofia.al / KultPlus.com
– Ismail Kadare, “Mosmarrëveshja”