15 Mars, 2018 - 2:40 pm
Nga nesër librat mund të shkëmbehen në mënyrë elektronike edhe në Kosovë, pasi që nesër do të lansohet një platformë mobile që mundëson shkëmbimin dhe ndarjen e librave, shkruan KultPlus.com
Ky projekt është realizuar nga një grup i adoleshentëve, të cilët këtë projekt e kanë fituar nga UPSHIFT, program që fuqizon idetë reja të adoleshenteve në mënyrë që t’u shërbejnë komunitetit.
Kjo platformë e titulluar “TapRrapLibra”, është zhvilluar nga Festim Bajrami, student në Kolegjin Riinvest, ndërsa mundëson gjetjen më të lehtë të librave interesant. Kjo platformë hapësirën e virtual librarive do të ndihmojë komunitetin lokal për të shkëmbyer librat dhe kategoritë e ndryshme si materialet shkollore, librat e përdorura dhe të rinj, si dhe botime të tjera.
Ky projekt është mbështetur nga Unicef Innovations Lab Kosova dhe Kolegji Riinvest. Prezantimi do të mbahet nesër, në ora 17:00 në Bibliotekën Riinvest./ KultPlus.com