12 Gusht, 2018 - 8:00 pm
Nesër në qytetin e Prizrenit fillon edicioni i nëntë i Javës së Leximit “Të luajmë duke mësuar, të mësojmë duke luajtur”, aktivitet ky i cili organizohet nga Biblioteka Ndërkomunale dhe Këndi Amerikan në Prizren.
Drejtoresha e kësaj biblioteke, Sahadete Sadikaj, ka thënë për KosovaPress se gjatë këtij aktiviteti do të marrin pjesë rreth 50 fëmijë të nacionaliteteve të ndryshme, të cilët do të mbajnë aktivitete dhe lojëra, me qëllim të promovimit të leximit.
“Gjatë pesë ditëve, nga ora 09:00 deri në 15:30, fëmijët do të mësojnë të gjitha lëndët mësimore krahas lojës, do të bëjnë vizita të ndryshme, do të kenë takime me shkrimtarë, do të lexojnë në hapësira të hapura, me qëllim të promovimit të promovimit të leximit si një vlerë e pazëvendësueshme për njeriun”, ka thënë Sadikaj.
Përveç promovimit të leximit, ky aktivitet ka për qëllim t’i socializojë fëmijët mes vete, sidomos ata fëmijë që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të shkojnë në pushime.
“Qëllimi i këtij aktiviteti është socializimi i fëmijëve mes veti. Tash është koha e pushimeve ku shumica e fëmijëve pushojnë, mirëpo është një grup që për arsye të ndryshme nuk mund të jenë me pushime dhe janë pjesë e këtij aktiviteti”, ka thënë Sadikaj.
Ajo ka treguar se fëmijët do të takohen me shkrimtarë, do të vizitojnë bibliotekat, parkun “Ali Podrimja”, qendrën Bonevet, ndërkohë që përmes këtij aktiviteti do ta promovojnë leximin në hapësirat e Prizrenit për katër ditë dhe gjatë një dite aktivitete të ngjashme do të mbajnë edhe në Gjakovë.
Java e Leximit mbështetet nga Ambasada Amerikane dhe do të zgjasë deri më 17 gusht.

Java e Leximit mbështetet nga Ambasada Amerikane dhe do të zgjasë deri më 17 gusht./ KultPlus.com