8 Tetor, 2018 - 1:00 pm
Pas premierës së suksseshme në Prishtinë, në Kolegjin AAB, “KOSOVA” VI, VII dhe VIII promovohen në Shkup, shkruan KultPlus.
Promovimi bëhet në Qendrën Informative Kulturore, në orë 19.
Periudhën e viteve 1912-1945 dhe atë 1945-1999, vijnë tre vëllime të reja. Libri i gjashtë përfshin ngjarjet e ndodhura në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni gjatë viteve 1999-2001 dhe në librin e shtatë vështrohen të gjitha ngjarjet më kryesore në Kosovë dhe për Kosovën në periudhën 2002-2008.
Në vëllimin e tetë janë përfshirë dokumentet më të rëndësishme historike që kanë të bëjnë me shqiptarët në përgjithësi, siç janë Vendimet e Shën Stefanit, Protokollet e Kongresit të Berlinit (1878), si dhe ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të cilat kanë qenë përcaktuese të fatit të shqiptarëve në përgjithësi. Këto tetë vëllime i kanë mbi 5 mijë faqe, projekt i përbashkët i Shtëpisë Botuese “Jalifat Publishing”, dhe Shtëpisë Botuese “Faik Konica”./ KultPlus.com