5 Nëntor, 2023 - 5:45 pm
PEN Qendra e Kosovës nesër fillon organizimin e mbrëmjeve njëjavore me titull “Prishtina e Artit dhe Kulturës”. Kjo javë kulturore do të mbahet nga data 6 nëntor, deri më 10 nëntor në KultPlus Caffe Galery.
Gjatë kësaj jave kulturore do të mbahen pesë mbrëmje me trajtesa të ndryshme mbi kryeqytetin.
Nesër në ditën e parë të javës kulturore, do të trajtohen tri tema me interes për opinionin.
Tema e parë është “Prishtina, qendër administrative kulturore”, për të cilën do të flasë Dr. Jusuf Osmani.
Dr. Floriana Jerliu për temë ka “Prishtina-Arkitektura e qytetit”, ndërsa Dr. Artan Krasniqi do ta trajtojë temën: “Kultura zejtare e qytetit”.
Mbrëmja fillon në orën 17:00 dhe mbahet në KultPlus Caffe Gallery.
Kujtojmë se kjo javë kulturore është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com