Nesër ‘Peja poetike 2017’, i bashkon poetët nga trevat shqiptare

7 Korrik, 2017 - 8:25 am

Shoqata e shkrimtarëve të Pejës, në bashkëorganizim me Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klimenti -Albani XI”, nga Suedia, do të organizojë nesër Manifestimin letrar, tradicional, mbarëkombëtar – miqësor të shtatin me radhë “Peja poetike -2017”.

Ali Asllanaj nga Këshilli Organizativ tha se ky aktivitet ka qëllim që të tubojë poetët nga të gjitha trevat shqiptare. “Tani zhvillimi i teknologjisë na ka mundësuar shumë që të jemi më afër dhe besoj se do të kalojmë mirë”, i tha ai sot RTK-së.

“Shoqata e shkrimtarëve të Pejës, synon që të integrojë në këtë shoqatë edhe të rinjtë. Tani ajo ka shumë anëtarë. Në programin e manifestimit letrar, tradicional, mbarëkombëtar – miqësor, të shtatin me radhë, “Peja poetike -2017”, do të ketë edhe tryeza të cilat do ta begatojnë këtë aktivitet duke përfshirë në të edhe pika muzikore”, tha ai.

Sipas tij, në aktivitetin “Peja poetike -2017” do të marrin pjesë rreth 50 poetë. Kurse anëtari i Shoqatën së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klimenti -Albani XI”, nga Suedia i cili është edhe organizator, Idriz Gashi, tha se me Shoqatë e shkrimtarëve të Pejës, kanë gjetur bashkëpunim të mirë dhe kjo po tregon rezultate. Ai tha se ka pasur bashkëpunim të mirë edhe me institucionet e Kosovës. / KultPlus.com

Të ngjajshme