Nesër promovohet libri “Anatomia e shpirtit të një kosovareje” nga Vlera Kastrati

16 Shtator, 2019 - 11:08 am

Të martën nga ora 11:00 do të promovohet libri “Anatomia e shpirtit të një kosovareje” në restoranin Rings para Grupit te Grave Nderkombëtare në Kosovë.

Libri është një memorie i cili përshkruan ngjarjet e Kosovës një nga një nga koha e para, gjatë dhe pas luftës. Me një fjalë rrefen jetën dhe ëndrrën e parealizuar të Vlera Kastratit për muzikë dhe jetën e vështirë e cila vriste ëndërrat tek ne.

Me rikthimin nëpër momentet më emocionale e më të thella të jetes së saj, ajo përshkruan Kosovën me fjalë dhe muzikë. Në momentet më emocionale, edhe tetë kengët në libër përshkruajnë ngjarjet dhe emocionet e saj për femijërinë pa lojë, rininë me protesta, studimet pa të drejtë shkollimi, luftën dhe mbijetesën e pasluftës apo me një fjalë një jetë larg prej të qenit normal.

“Në këtë jetë, ënderra ime për muzikën dhe ëndërrat e shumicës nga ne, ishin fundosur thellë në ërrësirën e të mbijetuarit në realitetin e hidhur. Duke ritreguar realitetin e Kosovës vetes dhe lexuesit, unë kthehem në kohë dhe e mbush jetën time me muzikë e dashuri. Thjesht, këndoj përgjatë gjithë jetës time. Pra libri është një formë e re e rrëfimit me muzikë dhe fjalë, një libër muzikor o musical” thotë ajo për KultPlus.com

Të ngjajshme