Nesër promovohet libri që i kushtohet pikturave të Edi Ramës

15 Prill, 2025 - 10:31 pm

Nesër në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të mbahet promovimi i monografisë shkencore: “Neuroestetika e një artisti” nga autori Oltsen Gripshi, historian dhe estet arti.

Libri i kushtohet pikturave të kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, transmeton KlanKosova.

Gjatë promovimit do të jetë i kyçur online edhe vet Rama.

Ky promovim organizohet nga Ilir Muharremi, i cili do të hapë ngjarjen me fjalën e tij si kritik arti dhe studiues i njohur në fushën e estetikës bashkëkohore.

Më pas, do të ketë fjalë përshëndetëse dhe diskutim nga vetë autori.

Të ngjajshme