Nesër promovohet “Shqipëria dhe Tokat e Lirueme 1939-1946” nga Romeo Gurakuqi

2 Prill, 2024 - 11:21 am

Takimet kulturore “Pena e Dritës”, në takimin e saj të dytë, organizon promovimin e kryeveprës së historianit të mirënjohur Romeo Gurakuqi, “Shqipëria dhe Tokat e Lirueme 1939-1946”.

Promovimi do të mbahet në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, më 3 prill 2024, në orën 19:00.

Për librin do të flasin recensenti i librit, historiani Jusuf Buxhovi, botuesi dhe personalitete të ndryshme me të cilët do të zhvillohet një dialog rreth këtij studimi të mirëfilltë për një periudhë tejet të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Pas promovimit do të ketë një koktej në “Agorà” të Qendrës “BogdaniPolis”. / KultPlus.com

Të ngjajshme