2 Mars, 2018 - 6:44 pm
New York Times propozon që të lexohet edhe libri i Kadaresë, në mesin e propozimeve tjera këtë javë.
Prestigjiozja NYT sjellë listën e shtatë librave që propozohen të lexohen gjatë kësaj jave.
“A girl in Exile: Requiem for Linda B”, ose në gjuhën shqipe “E penguara – Requiem për Linda B” është libri tjetër që propozohet nga NYT, shkruan KultPlus.
Kryedramaturgu Rudian Stafa , është bartësi kryesor i kësaj ngjarjeje, i cili padjallëzish i nënshkruan një libër një vajze të panjohur. Shkas për nënshkrimin e këtij libri bëhet shoqja e Lindës, Migena. Migena krijon një marrëdhënie me dramaturgun , të cilën e mban të fshehur nga shoqja e saj e ngushtë. Në të njëjtën kohë, ky veprim i Migenës i pafalshëm, ishte tradhti ndaj shoqes së saj , por edhe fillimi i problemeve të mëdha për Rudianin. Rudiani thërritet në komitetin e partisë, pa e ditur përse-në. Atje ai përballet me një sprovë të dyfishtë, ku nga njëra anë mundohej të kuptonte vështirësitë ku ndodhej dhe nga ana tjetër përpiqet të kuptojë të vërtetën që ka të bëjë me Linda B.
NYT konsideron se Kadare, një shkrimtar disa herë shumë gati për të fituar Nobelin për Letërsi, përdorë me magji e thumbim faqet e këtij libri. “Kadare lejon personazhet e tij të cenojnë jetën dhe vdekjen, duke i bërë jehonë gjurmëve të Orfeut” – shkruhet në këtë propozim të NYT.
John Hodgson e ka realizuar përkthimin e librit në gjuhën angleze.
Cynthia Haven në kritikën që i ka bërë librit, thotë mes tjerash: Është një përfundim libri që ndriçon faqet e fundit si një flakë që shkëlqen mespërmes alabastrës’.
Pos këtij libri, NYT propozon edhe “The reality life of the Parthenon” me autore Patricia Vigderman dhe “Time pieces: a Dublin Memoir” nga John Banville, mes librave të tjerë.