12 Prill, 2019 - 2:40 pm
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Universiteti i Mitrovicës nuk e meriton që ta bartë emrin e patriotit, Isa Boletini.
“Nuk e di se kush e ka dhënë atë ide që t’i ngjitet emri i një analfabeti universitetit”, ka thënë Spahiu, njofton Klan Kosova.
“Ka mundur që t’i ngjitet emri i ministrit të parë të Arsimit në Shqipëri, por është zgjedhur emri i një analfabeti patriot. Unë nuk e mohoj patriotizmin e Isa Boletinit” ka thënë Spahiu .