23 Qershor, 2019 - 10:30 pm
Poezi nga Martin Camaj
Me fjalët e psalmit po i ndjell
foshnjës gjumin: flej flej, kërthi
nëmos vjen qeni e ta ha bukën
vjen macja e ta pi qumshtin.
Bie zogu fluturim e ta merr lulen në kaptell
Flej o flej, flej, nëmos,
vjen libri në dy kambë
e ta lyp zanin e sat’ amë.