23 Prill, 2019 - 1:00 pm
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit nis sot maratona e leximit në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD).
Në këtë ditë, COD angazhohet për të qenë një qendër e hapur me audiencën e moshës nga 7-18 vjeç, ku do të zhvillohen lexime, takime diskutime për librin dhe shfrytëzim i literaturës së bibliotekës së pasur me tituj në COD.
Sot kësaj nisme do ti bashkohen personazhe të njohur të cilët do lexojnë dhe rrëfejnë histori të reja dhe të shkruara për brezin e ri, pasi nxënës nga gjimnazet e kryeqytetit do ‘udhëtojnë’ me historitë dhe librin.
Kësaj nisme do i bashkohen kryeministri Edi Rama, Lorik Cana, Gazmend Paja, Ema Andrea, Niko Peleshi dhe Mirela Kumbaro./a.a/ KultPlus.com