19 Shtator, 2018 - 5:25 pm
Njani shkoi me u rrue tu ni berber. Berberi e kish pase zakon m’u livdue shume.
Kur e rruejti myshterine, filloi me i thane:
Valla boll mire t’kam rrue, valla boll mire t’kam rrue.
Myshteria edhe i nej gati e i tha:
Valla edhe une boll mire t’kam nejt.
Proza popullore e Drenicës
nga: Anton Çetta
Anton Çetta, lindi në vitin 1920 në Gjakovë dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë, ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Ai mbaroi shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Studimet i mbaroi në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në gjuhë dhe kulturë romane.