9 Tetor, 2019 - 4:30 pm
Nga Stephanie Reeds
Një grua e fortë do të jetë mbështetëse e juaja. Ajo do të u’a kap dorën fort dhe pastaj do të vrapoj bashkë me juve në stuhi. Ajo do t’i përballojë edhe testet më të vështira që i bën jeta. Secilën pengesë ajo e përqafon dhe e sheh si një mënyrë për të mësuar diçka të re. Ajo do ta dorëzojë veten e saj krejtësisht tek ju.
Ajo do të besojë tek ti, veçanërisht atëherë kur ju e keni të vështirë të besoni tek vetja. Ajo do ta pranojë secilën pjesë defektive tënden, vetëm sepse ajo ju dashuron më shumë se sa që mund ta thotë me fjalë. Ajo do të dal nga rruga e saj vetëm për të qenë aty me ty… por, këto do ti bëjë vetëm nëse është e sigurt që ndjenjat e tua për të janë të vërteta.
Kur një herë gruaja e fortë ta kuptojë që është duke e humbur kohën e saj me personin e gabuar, ajo do të ik përgjithmonë. Ajo do të shkojë dhe ju kurr nuk do të mund ta gjeni një mënyrë për ta rikthyer atë.
Një grua e dashuruar do të jetë gjithçka për ty. Ajo do të u’a jap që të dyja, edhe zemrën edhe shpirtin, për aq kohë sa do të jetë e bindur se këto ndjenja janë të përbashkëta. Por, kur njëherë ta shoh se është duke e humbur dashurinë e saj tek dikush që thjesht nuk është i denjë për të, ajo do të largohet sa hap e mbyll syt.
Ju mund të mendoni se ajo do ta tërheqë vendimin e saj, do të qaj, do të ju lutet për t’u rikthyer dhe do ta fajësojë veten që ka bërë gabim, mirëpo ju do gaboheni plotësisht.
Sepse një grua e fortë, lamtumirën e thotë në mënyrën e saj të veçantë.
Ajo është ai lloj gruaje e cila nuk do t’i humbas lotët e saj mbi diçka për të cilën ka vendosur t’i jap fund. Nëse ajo tashmë e ka marrë vendimin për të ju lënë, ajo me shumë gjasë do të ketë pasur mjaft arsye të mira për ta bërë këtë. Ajo mesiguri është ndjerë se në atë lidhje s’ka mbetur më asgjë për të.
Një grua e fortë nuk do ta ketë të vështirë për ta braktisur dikë ose diçka që e lëndon atë. Ajo do t’i vlerësojë momentet e mira, dashurinë që i keni dhënë dhe mësimet që i’a keni mësuar, por kur më në fund ajo të jetë e gatshme për të ju dhënë lamtumirën, ju nuk do të jeni në gjendje ta ndaloni atë.
Nuk po them se nuk do t’i rëndohet zemra, por ajo do ta gjejë një rrugë për ta gjetur veten dhe për ty kthyer prap në këmbët e veta. Ajo do të mbijetojë pa ty, besomë.
Ajo është e guximshme kur është puna tek lumturia e saj. Ajo e di se kudo që jeta do ta hedh dhe pavarësisht se sa fort do ta godasë, ajo do të jetë mjaftueshëm e fortë për t’i mbijetuar stuhisë dhe do të jetë mjaftueshëm krenare sa për ta lënë zemrën e saj të ndjejë përsëri.
Një grua e fortë nuk do ta vajtojë humbjen tënde, ajo nuk do të lejojë dëshpërimin ta pushtojë. Në vend të kësaj, ajo do të ngritet sikur Dielli dhe do ta bëjë më të mirën për të ecur para.
Një gjë është e sigurt: Kur një grua e fort vendos t’ua jap lamtumirën, ajo do të shkojë përgjithmonë./curiousmindmagazine.com / KultPlus.com