12 Dhjetor, 2018 - 3:00 pm
Këto ishin fjalët e fundit të vizionarit legjendar të Apple, Steve Jobs, disa momente para se të vdiste.
“Unë kam arritur majën e suksesit në biznes. Në sytë e të tjerëve, jeta ime ka qenë simbol i suksesit. Megjithatë, përtej punës, unë kam shumë pak gëzim. Më në fund, pasuria ime është thjeshtë një fakt, me të cilin jam mësuar.
Në këto momente, i shtrirë në shtratin e spitalit duke kujtuar të gjithë jetën time, kuptoj se të gjithë titujt dhe pasuritë për të cilat dikur isha aq shumë krenar, janë bërë të parëndësishme, me afrimin e vdekjes.
Në errësirë, kur shoh dritat e gjelbëra të pajisjeve për frymëmarrjen artificiale dhe ndjej zhurmën e tingujve të tyre mekanikë, mundem që të ndiej frymëmarrjen e vdekjes që më afrohet e më rri mbi krye.
Vetëm tani unë e kuptoj se, një herë që akumulon një sasi të mjaftueshme parash për pjesën e mbetur të jetës, duhet që të ndjekësh objektiva, të cilat nuk janë të lidhur me pasurinë.
Duhet të jetë një gjë më e rëndësishme: për shembull histori të dashurisë, artit, ëndrra të fëmijërisë sime. Jo, pushoni së ndjekuri pasurinë, sepse kjo vetëm e shndërron njeriun në një qenie të shtrembëruar, si unë.
Zoti na ka bërë në një mënyrë, ne mund të ndiejmë dashurinë në zemrën e secilit prej nesh, dhe jo iluzionet e ngritura prej famës apo parasë, si ata që bëra në jetën time. Ata iluzione unë nuk i marr dot me vete. Unë mund të marr me vete, vetëm kujtimet që u forcuan prej dashurisë.
Kjo është pasuria e vërtetë që do ju ndjekë; do ju shoqërojë, do ju japë forcë dhe dritë për të ecur përpara.
Dashuria mund të udhëtojë me mijëra kilometra, dhe kështu jeta nuk ka kufij. Lëvizni për të shkuar atje ku doni, përpiquni të arrini objektivat që doni të arrini. Gjithcka është në zemrën dhe në duart tuaja.
Cili është shtrati më i kushtueshëm në botë? Shtrati i spitalit.
Ti, nëse ke para, mund të pajtosh dikë që të ngasë makinën tënde, por nuk mund të pajtosh dikë që të marrë sëmundjen që po të vret.
Gjërat materiale të humbura mund të gjehen, por një gjë që nuk mund ta gjesh më kurrë pasi e ke humbur, është jeta.
Cilado qoftë faza e jetës ku ne ndodhemi tani, në fund do të na duhet të përballemi me ditën, kur bie sipari.
Ju lutem, vlerësoni dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshorten, dashurinë për miqtë…
Trajtoni mirë këdo dhe qëndroni miqësorë me fqinjët”.
… Disa momente pasi nxorri nga goja këto fjalë, që kishte kërkuar të shkruheshin, Steve Jobs, ndërroi jetë në moshën 56 vjeç. “/botimeshqip