2 Janar, 2020 - 9:26 pm
“Nuk është vetëm masakra e Tivarit apo shtypja e kryengritjes së Shaban Polluzhës. Por, ka edhe raste të tjera. Eshtë edhe një raport në të cilin fajësohej Ministria e Brendshme dhe Sigurimi i asaj kohe, se në prill të vitit 1945, ku ishte ministër i Brendshëm, Haxhi Lleshi, kishte mbledhur në Shqipërinë e Mesme rreth një mijë kosovarë, që kishin ikur nga Kosova dhe nga Maqedonia, shqiptarë që ishin larguar, të ndjekur prej andej nga OZNA. [Ata] ishin strehuar te njerëzit në Shqipëri, meqë kishin shpëtuar nga përndjekjet e policisë jugosllave. Dhe këta u mblodhën nga qeveria komuniste dhe iu dorëzuan në grupe të ndryshme organeve jugosllave, policisë jugosllave në Tiranë, e cila i mori, dhe “i ka asgjësuar”, thuhet në dokument, “të gjithë gjatë rrugës”. Pra, nuk ka arritur asnjë prej tyre në Kosovë. Askush nuk e di varrin e këtyre njerëzve.”
Beqir META,
historian, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Min. 17:00-18:07