19 Korrik, 2020 - 5:30 pm
Dy dekada vite pasi që vepra e tij e njohur “English Passengers” fitoi çmimin “Whitbread”, Matthew Kneale është rikthyer në një territor të ngjashëm me “Pilgrims”, një tjetër përrallë historike polifonike që ndjek një grup anglez me burra e gra në një udhëtim të gjatë drejt së panjohurës.
Personazhet e tij, kësaj radhe janë disa mëkatarë të shekullit të 13-të që udhëtojnë drejt Romës për të larë mëkatet. Ani pse pelegrinazhi i Kneale është i vendosur në vitin 1289, një shekull para “The Canterbury Tales”, gjersa e lexon atë është e pamundur të mos i kesh në mendje historitë e pista të Chaucers, shkruan “The Guardian”.
Ka më shumë se një shenjë të “Wife of Bath” për të hareshmen, epshoren dhe të pavarurën, zonjën Lucy de Bourne, e cila aksidentalisht ka vrarë njërin burrë dhe synon të divorcohet nga i dyti, gjersa udhëton me fëmijën e saj nga një i dashur tjetër dhe shoqërohet nga një burrë të cilin shpreson që ta martojë në Romë – ndonëse një shënim i autorit në fund na tregon se Lucy është një karakter i bazuar në një figurë të vërtetë historike, transmeton KOHA.
Një tjetër personazh është Matilda Froome, një besimtare nga Norwich, e cila ka lindur 18 fëmijë para se të vendosë – në një mënyrë të kuptueshme – që Zoti po e thërret për të hequr dorë nga marrëdhëniet seksuale. Aty është edhe naivi Tomi, djali i Tomit, zhelani idiot që po udhëton për në Romë për të shpëtuar nga zjarri i purgatorit macen e tij të vdekur.
Luftaraku Sir John është detyruar që ta ndëshkojë veten pasi që e ka goditur kryemurgun, përderisa dy të tjerë – Constanca, vejusha e shqetësuar dhe Warin, rrobaqepësi me ankesa – janë në mënyrë të qartë duke u manipuluar nga anëtarët e familjes të cilët kanë fantazuar një udhëtim nga shpenzimet e tyre.
Pelegrinët e prezantojnë veten e tyre sipas fjalëve të veta. Te “English Passengers” këto rrëfime e mbulojnë dhe e kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe komedia goxha shumë shtrihet në humnerën në mes të mënyrës sesi një karakter e sheh veten dhe mënyrës sesi ai perceptohet nga të tjerët. /KultPlus.com