18 Dhjetor, 2020 - 1:26 pm
Marrëdhënia e njeriut me përtacinë përgjatë etapave të ndryshme të jetës së tij sa vjen e bëhet gjithnjë e më ndërlikuar.
Për t’i parë gjërat në ujë të kthjellët, ne duam që lexuesit tanë të mos ngecin në kurthet shpesh të padukshme të përtacisë. Ajo maskohet aq bukur në përditshmërinë tonë, ndaj ju ftojmë që pasi t’i lexoni, t’i mbani shënim ato thënie që vlerësuat më së shumti:
Mospunësia është barrë e padurueshme.
Njerëzit përtacë gjithnjë kanë dëshirë të madhe për të bërë diçka.
Një çast po s’e pate mendjen dhe zjarri u ngrit në qiell.
Vështirësia më të shumtën e herës është pjellë e dembelisë.
Duke mos bërë asgjë, njeriu mësohet të punojë keq.
Mospunësia vret, vetëm ai që vepron, jeton.
Dembelët e dinë gjithmonë sa është ora.
Përtesa gërryen dhe shkatërron heshturazi synimet dhe vlerat tona.
Përtesa është një nga ato vese me të cilat ne pajtohemi lehtë.
E sheh vetë, si nga përtesa vyshket trupi i palëvizshëm, si në pellgun e fjetur qelben ujrat e ndenjura.
Mendjemadhësia dhe përtesa janë dy burimet e të gjitha veseve.
Është një punë tmerrësisht e rëndë – të mos bësh asgjë.
Mospunësia si ndryshku, e bren njeriun më shpejt se lodhja e punës.
Përtesa është ndryshk për mendjen dhe trupin.
Deles përtace i rëndon edhe leshi i vet.
Njerëzit që s’punojnë janë të vdekur, sado gjatë të rrojnë.
Kur një parazit nuk ju zemëron do të thotë se dhe ju vetë i ngjani në diçka.
Përtesa e dobëson trurin, puna e forcon.
Mospunësinë unë e quaj një lloj vrasjeje.
Shpirti i keq në mes mospunësisë lëshon rrënjë.
Mospunësia e ngeshme vret zjarrin e guximit.
Përtaci dhe zelltari nuk mund të shkojnë bashkë sepse përtaci e përbuz shumë zelltarin.
Durimi është arti i të shpresuarit.
Durimi dhe koha bëjnë më shumë nga tërbimi i fuqisë.
Durimi është vërtet veti e mrekullueshme, por me kalimin e kohës ai na bën moskokëçarës.
Askush nuk i dëgjon qortimet më me durim, se ata që meritojnë lëvdata.
Ne jemi për durimshmërinë, por të durosh padurimshmërinë është thjesht e pamundur.
Padurimit, vetë shpejtësia i duket ngadalësi.
Kurrë mos e humb durimin – ky është çelësi i fundit që hap dyert.
Kush është i aftë të durojë është i aftë të arrijë çdo gjë që dëshiron.
Durimi nuk rritet në kopësht.
Shpesh mungesën e energjisë e marrin për durim.
Durimi është pjellë e fuqisë këmbëngulja fryt i dobësisë dhe më saktë i dobësive mendore.
Ai që kremton çdo ditë nuk ka kurrë festë të vërtetë.
Ngeja është ndryshk për shpirtin.
Në qoftë se dëshiron të kesh kohë të lirë, mos e humb kohën kot.
Unë nuk jam kurrë më i zënë se sa në kohën time të lirë.
Pushimi dhe ngeja ëmbëlsinë ia detyrojnë punës. / KultPlus.com