16 Qershor, 2018 - 10:46 am
Lajme të mira për të gjithë të apasionuarit e librave: një studim i ri ka zbuluar se ata që lexojnë të paktën 30 minuta çdo ditë, kanë më shumë gjasa për të gëzuar një jetë më të gjatë.
Bazuar në një studim që përfshiu 3.635 njerëz të moshës 50-vjeçare apo më të vjetër, ata që kalojnë kohë të zhytur në një libër, mbijetojnë mesatarisht gati 2 vjet më gjatë se sa ata që nuk e bëjnë këtë. Për ta thënë në një mënyrë tjetër, lexuesit kishte një “përparësi mbijetese prej 23 muajsh”- shkruajnë studiuesit.
Gjetjet, të raportuara nga një ekip nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Jeilit në SHBA, treguan se sa më shumë që njerëzit të lexojnë, aq më tepër ka të ngjarë që ata të jetojnë më gjatë, dhe vetëm 3.5 orë në javë qenë të mjaftueshme për të bërë diferencën. Studimi tregon gjithashtu se lëximi ndihmon për të mbajtur mendjen aktive dhe të shëndetshme.
Studiuesit e Harvardit, sugjerojnë se procesi i ngadaltë i zhytjes thellë në një libër, krijon një efektin e një “angazhimi njohës” – diçka që është mbështetur nga kërkimet e mëparshme nga Emory University në Atlanta, i cili pati konstatuar se leximi i një romani stimulon dhe forcon rajonet e përpunimit të gjuhës në tru.
Me fjalë të tjera, është e mundur që leximi të stërvitë trurin në të njëjtën mënyrë, si një seancë në palestër stërvit trupin. Hulumtuesit gjithashtu sugjerojnë se leximi i zhanreve fiksion mund të rrisë ndjenjën e empatisë, forcojë lidhjet tona me njerëzit dhe botën rreth nesh, duke kontribuar në një jetë më të angazhuar, të lumtur, dhe për këtë arsye më të gjatë.
Interesant është ndërkohë fakti se studimi gjeti edhe se leximi i librave ka shumë më tepër gjasa të rrisë jetëgjatësinë e një personi, se sa duke lexuar gazeta apo revista.
“Ky efekt ka gjasa të ndodhë. për shkak se librat e angazhojnë më shumë mendjen e lexuesit, duke siguruar kësisoj më tepër përfitime njohëse, dhe për këtë arsye rritur jetëgjatësinë- u shpreh njëri prej studiuesve, Avni Bavishi për “The Guardian”.
Pjesëmarrësit në studim u ndanë në 3 grupe:ata që nuk lexonin fare, ata që lexonin deri në 3.5 orë në javë, dhe ata që lexonin më shumë se 3.5 orë në javë.
Përtej faktorë të tillë si gjinia, raca, pasuria, dhe arsim, pasi kishin kaluar 12 vjet, ata që gjendeshin në grupin e “me shumë se 3.5 orëve lexim” kishin 23 përqind më pak gjasa për të vdekur gjatë asaj periudhe kohore.
Ata që ndodheshin në grupin ”deri në 3.5 orë lexim” kishin 17 përqind më pak gjasa të vdisnin, se sa ata që nuk lexonin fare. Studiuesit tani do të shohin nëse ka ndonjë dallim të dukshëm ndërmjet të leximit të fiksionit dhe jo-fiksionit, dhe nëse përdorimi i librave në formatin elektronik apo audio është po aq i dobishëm sa duke lexuar romane tradicionale në letër.
Këto gjetje i shtohen provave ekzistuese, që sugjerojnë se si leximi mund të jetë i mirë për ju. Një studim i vitit 2003, zbuloi se leximi i rregullt e mban trurin aktiv, dhe mund të ndihmojë për të shmangur sëmundje si dementia, ndërsa një studim i vitit 2009, dëshmoi se leximi e redukton edhe nivelin e stresit.
Ndërsa do të nevojiten më shumë hulumtime para se ne mund të konkludojmë se është dashuria jonë për librat ajo që në fakt e nxit jetëgjatësinë, nuk ka asgjë të keqe të filloni të lexoni romanin më të parë që keni mundësi të gjeni.