12 Dhjetor, 2018 - 11:00 am
Shkruan Lazer Shantoja në 1923:
Nji zemër studentit sot qi nuk asht e zoja për sakrificë, o do të thahet o do të pelsasë. Mbas sa vjetvet shkolle aj kthehet ne Shqypnie plot menden me ideale, mbushun zemren me entuziazme: kthehet me studime te kryeme, me certifikata e diploma: e natyrisht ka me kerkue nji pune mbas meritimit e aftesies se fitueme. Çka ka per t’i ndodhe ma te shumen e heres?
Sot, para se Shqypnija t’jene ba e re? Kan me i premtue, kan me e sjelle, kan me rrejte, kan me e vue deri ne loje.
Karrigat ka me i xane analfabetizma ma kolosale, e intelektualizmes i leshohet “per nder” zyrja e nji “qatipit”!…
Per me hi ne pune ne nji Shqypnie te tille, nuk lypet aftesie; as bajne pare diplomat: lypset vetem me puthe eme puthe shume duer.
Nji student qi ne ket Shqypenie kaq te vjeter nuk bje me vedi nji zemer faret te re, te gjane, duruese, aj asht i shtyem doemos ne çastin e disprimit me ndjeke rrugen e Korjolanit.