Norbert Jokl, studiuesi i shquar austriak i gjuhës shqipe

25 Shkurt, 2025 - 5:40 pm

Më 25 shkurt të vitit 1877, lindi studiuesi dhe albanologu i shquar austriak, prof. dr. Norbert Jokl.

Mbaroi shkollimin e tij shkëlqyeshëm (“summa cum laude”) dhe do të konsiderohej që në rini, si një nga studiuesit më të mirë të kohës në fushën e gjuhësisë e kryesisht në lëmin e gjuhëve indo-evropiane.

Albanologu do të hidhte vëmendjen e tij studimore në gjuhën tonë, duke kryer studime të kalibrit botëror. Në mbështetje edhe të studimeve të Gustav Majerit e të Pedersenit, Jokli do e cilësonte shqipen si vazhdimësi të ilirishtes dhe të trakishtes.

Me ardhjen në fuqi të nazizmit në Austri, studiuesi do të përndiqej për shkak të origjinës së tij hebraike. Kundërvënia ideologjike ndaj prejardhjes së tij do t’i kushtonte edhe jetën. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave disponon një sërë letërkëmbimesh me albanologun mbi fusha të ndryshme të studimit të kulturës shqiptare.

Pati lidhje të pandërprerë edhe me intelektualë shqiptarë të kohës së tij, si për shembull me Fishtën, Konicën, Xhuvanin, Koliqin e shumë të tjerë. Më 1937 vizitoi për herë të parë e të fundit Shqipërinë, ku me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Jokli u nderua me çmimin “Urdhni i Skënderbeut”.

Të ngjajshme