Nuk është anglishtja gjuha që evropianët duan ta mësojnë në vitet e ardhshme

19 Dhjetor, 2018 - 5:30 pm

Gjuha e preferuar e të rinjve nga Evropa, për ta mësuar në tëardhmen e afërt, është spanjishtja.

Eurobarometri 2018 tregon se spanjishtja është gjuha më e kërkuar momentalisht në Evropë. Të rinjtë në Gjermani, Hungari, Francë, Itali, Poloni, Bullgari, Estoni, Irlandë e në shtete tjera evropiane kanë votuar për spanjishten.

Linguisti Jakub Marian tregon se është në rritje dëshira për ta mësuar gjuhën spanjolle.

“Ideja për të mësuar spanjishten është e përhapur. Megjithatë shumë njerëz e kanë këtë vetëm si dëshirë dhe jo si një ndërmarrje më serioze” tregon Marian.

Në anën tjetër, gjuha të cilën njerëzit në Evropë duan ta përmirësojnë është gjuha angleze. / KultPlus.com 

Të ngjajshme