“Nuk ka gjë më poshtëruese sesa të shohësh budallenjtë t’ia dalin në nismat ku ne dështuam”

8 Maj, 2020 - 6:25 pm

Gustave Flaubert ishte një shkrimtar i njohur francez. Lindi më 12 dhjetor të vitit 1821 në Rouen. Ai është një nga novelistët më të njohur francez të Shekullit XIX shek. XIX, që u lind në kohën kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit, Vinjisë, Mishlesë dhe i Shatobrianit, të cilët i admiroi gjatë gjithë lulezimit. Bir i njërit prej kirurgëve më të shquar të shekullit. Veç kësaj prej të atit ai trashëgoi syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut.

Prindërit donin që ai të vazhdonte për drejtësi, pasi mbaroi liceun “Kornej” në qytetin e lindjes aty rreth viteve 1840 kur po afronte revolucioni një sere rrethanash që e çuan në pjekurinë e dhuntive të tij letrare dhe në përcaktimin e veprimtarisë së tij artistike.

Në shkollë të mesme Floberi u lidh ngushtë me Alfred De Puatvenin, i cili me aftësi intelektuale dhe estetike që kishte ushtroi një ndikim pozitiv mbi të. Familja e dërgoi në shkollë për tu bërë jurist, por s’kaloi shumë kohë dhe Floberin e kap një krize nervash me karakter epileptik, sidoqoftë është fakti që ai i ndërpreu studimet dhe fitoi nga prindërit të drejtën të vendosej përfundimisht në vilën e tyre të bukur te Kruasese afër Ruanit, ku sot ka mbetur një pavijon i vetëm që është muzeu i vogël i Floberit, në fillim ai aty do të jetonte me të ëmën dhe mbesën, pastaj i vetëm deri sa të vdiste. Disa faktorë që e çuan në shpërthimin e forcës së tij krijuese janë disa lidhje dashurore dhe miqësore. Ndjenjat gjithë pasion që ushqente ai ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës më origjinale dhe më të thellë te romantizmit evropian, pasqyrimin e jetës duke u nisur nga vetvetja dhe te shkruante “Kujtimet e një të marri” 1838 dhe “Nëntori” 1842 të cilat u shtohen kryeveprave autobiografike që nga “Rrëfimet” e Rusoit deri ato të Alfred de Mysset. “Kujdes nga trishtimi. Èshtë ves“, shprehej ai. /KultPlus.com

Të ngjajshme