9 Dhjetor, 2018 - 10:30 pm
Miqësi
Nuk mund të të jap zgjidhje për të gjitha problemet e jetës tënde, nuk kam përgjigje për dyshimet o frikërat e tua, por mund të të dëgjoj dhe t’i ndaj me ty të gjithë shqetësimet e tua.
Nuk mund të ndryshoj as të shkuarën tënde dhe as të ardhmen, por kur të jetë nevoja do të jem pranë teje.
Nuk mund të shmang dot rënien, por vetëm mund të të jap dorën time që të ndihmoj dhe mos të biesh.
Gëzimi yt, arritjet dhe triumfet e tua nuk janë te miat, por sinqerisht gëzohem kur të shikoj të lumtur. Nuk gjykoj vendimet që merr në jetën tënde, limitohem duke të të mbeshtetur dhe për të ndihmuar nëse ma kërkon.
Nuk mund të vendos kufij brenda të cilëve duhet të lëvizësh, por mund të jap hapsiren e mjaftueshme për tu rritur.
Nuk mund të evitoj vuajtjen tënde kur të prekin zemrën, por mund te qaj bashkë me ty duke mbledhur copëzat për ta bërë prap të ri. Nuk mund të them as cfarë je dhe as cfarë duhet te jesh, vetëm mund të dua ashtu sic je dhe të jem shoku yt.
Sot po mendoja për dikë që mund të ishte një shoqe për mua, në atë moment më erdhe në mendje ti. Nuk je as lart as posht as në mes, nuk je as në fillim as në fund të listës, nuk je as numri një as numri i fundit, dhe as unë nuk pretendoj të jem numri i parë, o i dyti ose i treti në listën tënde, rëndesi ka që të dua si shok.
Nuk jam ndonjë kushedi, por jam gjithcka që mund të jem.
Jorge Luis Borges