3 Nëntor, 2018 - 5:00 pm
Filozofi gjerman, Fridrih Niçe ka qenë një prej mendjeve më të mëdha që ka jetuar ndonjëherë mbi këtë planet. Idetë e tij filozofike transformuan botën e filozofisë, duke e ngritur një nivel më lartë. Ja disa prej citimeve më të fuqishëm të Niçes, që shërbejnë për të hapur mendjen dhe për të parë gjërat nga një këndvështrim krejt tjetër:
“Duhet ta konsiderojmë të humbur, çdo ditë gjatë të cilës nuk vallëzojmë të paktën një herë”
“Nuk është mungesa e dashurisë, por mungesa e miqësisë, që i bën martesat të palumtura”
“Gjithmonë ka nga pak çmenduri në dashuri. Dhe gjithmonë ka nga pak arsye në çmenduri”
“Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën, sepse nuk duan që t’u shkatërrohen iluzionet e tyre”
“Kushdo që lufton monstrat, duhet të bëjë kujdes, që ndërkohë të mos shndërrohet edhe vetë në një monstër. Dhe nëse ia ngul sytë për një kohë të gjatë humnerës, edhe humnera do të t’i ngulë sytë ty”
“Duhet të kesh kaos brenda vetes, për t’i dhënë jetë një ylli që vallëzon”
“Ti ke rrugën tënde. Unë kam rrugën time. Sa për rrugën e drejtë, rrugën e duhur, dhe rrugën e vetme, ajo nuk ekziston”
“Pa muzikë, jeta do të ishte një gabim”
“Nuk ka fakte, ka vetëm interpretime”
“Dhe ata që u panë të vallëzojnë, u menduan se ishin të marrë, nga ata që nuk mund ta dëgjonin muzikën”
“Në parajsë, të gjithë njerëzit interesantë mungojnë”
“Fjalët janë vetëm simbole për marrëdhënien e gjërave me njëra-tjetrën dhe me ne; ato nuk prekin askund, të vërtetën absolute”
“Individit i është dashur gjithmonë të luftojë, për të mos u vënë poshtë prej fisit. Nëse e provon, do të jesh shpesh herë i vetmuar, dhe ndonjëherë i frikësuar. Por, asnjë çmim nuk është asnjëherë shumë i lartë, për privilegjin e zotërimit të vetvetes”.
“Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë”
“Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më”./bota.al/KultPlus.com