23 Prill, 2022 - 9:10 pm
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit u mbaj ceremonia e “Çmimit të mirënjohjes” dhënë nga organizatorët e Panairit të parë të Librit Akademik dhe Shkencor.
Ky çmim iu dha akademikut Ali Aliu me motivacionin:
“Për kontribut të shquar në zhvillimin e kritikës letrare, si studiues i shquar i letërsisë shqiptare dhe në veçanti i kritikës letrare shqipe.”
Çmimi iu dorëzua nga kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi.
Po ashtu në Panairin e Librit Akademik dhe Shkencor u bë promovimi i librit: “Aspekte të gjuhësisë së zbatuar” 3, me autor Tomorr Plangaricën, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike. Prezantimin e këtij botimi e bënë prof. dr. Artur Lamaj dhe prof. dr. Valter Memisha./atsh/ KultPlus.com