14 Tetor, 2024 - 7:31 pm
Panairi i Librit: Tirana 2024, do të mbahet nga 13 deri më 17 Nëntor, në Pallatin e Kongreseve nga ora 09:00 deri më 20:00.
Synimi i këtij Panairi është t’i ofrojë akoma më tepër tituj dhe mundësi leximi publikut shqiptar por edhe të mundësinë që të vijë në kontakt me krijuesit e librave nëpërmes aktiviteteve të ndryshme.
Në eventin më të madh të librit në shqip, janë edhe Botimet e shtëpisë botuese ‘Akropoli i Ri’ që do ofrohen për publikun. Stenda e ‘Akropoli i Ri’ do të jetë në Katin 2, në Pallatin e Kongreseve.