11 Nëntor, 2023 - 2:00 pm
Panairi i Librit 2023, çelet më 15 nëntor, në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cilësoi Panairin ngjarjen më të madhe të librit.
“Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në 15 nëntor nis edicioni XXVI i Panairit të Librit “Tirana 2023″”, tha Margariti.
Margariti tha se, në këtë Panair do të prezantohen titujt më të fundit, teksa do zhvillohen takime me autorë e tryeza diskutimesh. / KultPlus.com